Fillimi i Një Biznesi

Indikatori i fillimit të një biznesi mat kapitalin minimal të paguar, numrin e procedurave, kohën dhe koston e nevojshme për një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të madhësisë të vogël deri të mesme për të filluar punën dhe operuar formalisht. Për t’i bërë të krahasueshme të dhënat e 189 ekonomive, Të Bërit Biznes përdor një biznes të standardizuar i cili është 100% në pronësi vendore, ka kapital fillestar i cili është i barasvlershëm me dhjetëfishin e të ardhurave për kokë banori, është i angazhuar në veprimtari të përgjithshme industriale apo komerciale dhe që ka të punësuar ndërmjet 10 dhe 50 persona një muaj pas fillimit të funksionimit, të cilët janë të gjithë vendorë.

Figura 1 – Sa është koha, kostoja, kapitali minimal i paguar dhe numri i procedurave të nevojshme për ngritjen e një shoqërie lokale me përgjegjësi të kufizuar dhe zhvillimin e aktivitetit?

TBB 2017: Projekti Partneritetet për Zhvillim, si dhe projektet e mëparshme të financuara nga USAID, kanë përkrahur në vazhdimësi MTI-në dhe ARBK-në përmes përmirësimeve ligjore, trajnimit të stafit, ngritjes së kapaciteteve dhe aktiviteteve tjera që kanë pasur për qëllim përmirësimin e procesit të regjistrimit të shoqërive tregtare. Këto aktivitete kanë kontribuar në shkurtimin e konsiderueshëm të kohës për regjistrim të shoqërive tregtare dhe eliminimin e hapave në procesin e regjistrimit të shoqërive tregtare, siç reflektohet në raportin e Bankës Botërore ku rangimi i Kosovës është përmirësuar nga pozita e 170-të në raportin për vitin 2012 në pozitën e 13-të në botë në raportin për vitin 2017 (figura 2).

Figura 2 – Progresi i Kosovës në lehtësimin e fillimit të një biznesi, 2010 – 2017

TBB 2014: Kosova e ka bërë më të lehtë fillimin e një biznesi duke krijuar një sportel të vetëm për themelim.

TBB 2013: Kosova e ka bërë më të lehtë fillimin e një biznesi duke eliminuar kërkesën për kapital minimal dhe taksën për regjistrim të biznesit dhe duke ristrukturuar procesin e regjistrimit të biznesit.

Indikatori: Fillimi i Një Biznesi – Përmbledhje Analitike dhe Udhëzime Teknike
Të Bërit Biznes 2017: Profili i Ekonomisë së Kosovës
Të Bërit Biznes 2017: Raporti i Plotë

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors