Sqarim lidhur me artikullin “Ja sa do t’i kushtojë ministres Hykmete Bajrami pjesëmarrja në një forum tregtar në Stamboll (DOKUMENT)”, të publikuar në portalin “ORAinfo”, me datë 19.10.2016.
Me qëllim të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionint publik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), lidhur me shkrimin e botuar në portalin “ORAinfo”, me titull: “Ja sa do t’i kushtojë ministres Hykmete Bajrami pjesëmarrja në një forum tregtar në Stamboll (DOKUMENT)”, jep këtë sqarim: Divizioni i Prokurimit në MTI, konfirmon se e gjithë procedura është zhvilluar në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Sipas nenit 35.2 të LPP, autoriteti kontraktues, pa ndonjë qëllim për të diskriminuar kundër apo në favor të ndonjë operatori ekonomik, ka përdorur Procedurën e Negociuar pa publikim të Njoftimit për Kontratë. Arsyeja për marrjen e këtij vendimi është e mbështetur në Neni 35.2.3(ii) i cili e specifikon se të drejtën ekskluzive për të ofruar shërbime të tilla. Portali "ORAinfo", me këtë rast ka dhënë një informatë të pa bazuar, duke i vënë në konfuzion lexuesit. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dëshiron ta bëjë të qartë se procedurat e prokurimit dhe shpenzimit të parasë publike kryhen në përputhje të plotë me legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë, dhe për për ta mbështetur këtë konstatim, ftojmë autorët e portalit “ORAinfo” si dhe lexuesit që mund të jenë keqinformuar nga ky shkrim që ta lexojnë Raportin e fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm i cili konstaton se MTI ka zbatuar shumicën e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit duke e nxjerrur MTI-në si një nga institucionet më të suksesshme sa i përket menaxhimit të përgjegjegjshëm dhe transparent të parasë publike.