Zëvendësministrat

Zëvendësministër  FATBAN BUNJAKU

Zëvendës ministër i parë në MINTI

Fatban Bunjaku është anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të subjektit më të madh politik në vend, Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ka lindur në vitin 1975 në Mitrovicë, ku ka mbaruar shkollën e mesme. Ka ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Elektroteknikës. 

Që prej vitit 1989 ka qenë aktiv në organizimet shoqëroro-politike, që prej Unionit të Pavarur të Nxënësëve të Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë (1989-1993), pastaj prej shtatorit të vitit 1997, në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, i cili organizoi protestat e vitit 1997.

Në qershor 2005, u aktivizua me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Network) e avancuan atë në subjektin Lëvizja VETËVENDOSJE!. Në vitin 2017 ka garuar për asamblenë komunale të Komunës së Prishtinës. Ka qenë aktiv si vullnetar në disa projekte në komunat Prishtinë, Prizren, Vushtrri, e Podujevë.

Ndër vite, ka punuar në kompani të ndryshme në fushën e teknologjisë e të financave, ku ka mbajtur pozita udhëheqëse, si: NG “Kosova Sot”, ISP “KOHAnet”, ISP “DardaNet” – PTK Sh.A., ProCredit – Quipu, Western Union – Union Group Tiranë, Prishtinë, Shkup, dhe ISP KujtesaNet. 

Prej tetorit të vitit 2018 ka punuar në administratën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku e ka udhëhequr sekretariatin për Logjistikë dhe TI, si dhe i ka koordinuar punët e Komitetit për Komunikime Elektronike e Postare.

Në vitin 2020 ka qenë këshilltar i Ministres Rozeta Hajdari në MEPTINIS. Kurse, gjatë viteve 2021 – 2025 ka qenë i angazhuar si këshilltarë i jashtëm i Ministrit Xhelal Sveçla, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ka qenë i ngarkuar me detyra të veri të vendit. 

Përveç gjuhës amtare, ai flet rrjedhshëm anglisht, serbisht e kroatisht. Është i martuar me Dr. Dafina Gexha-Bunjaku dhe ka dy vajza – Arbën e Janinën.

Hobi e ka teknologjinë e zbatimin e saj për progres shoqëror, është përkahës i ideve për teknologji të hapura e softuerëve me kod të hapur.

_________________________________________

Zëvendësministër JETON MEHMETI 

Biografia – Jeton Mehmeti

Jeton Mehmeti aktualisht shërben si zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës. Para emërimit në këtë pozitë, nga viti 2020 deri më 2024, ai shërbeu si kryetar i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, gjatë krizës energjetike dhe sfidave të mëdha në sektor. Gjatë kësaj periudhe u arrit marrëveshja historike ndërmjet KOSTT-it dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E), e cila mundësoi integrimin e Kosovës në rrjetin evropian të transmetimit të energjisë. Ndër zhvillimet tjera të rëndësishme të kësaj periudhe ishin krijimi i bllokut të përbashkët rregullues Kosovë–Shqipëri dhe shkëputja e Kosovës nga blloku rregullues në të cilin bënte pjesë edhe Serbia. Gjithashtu, u themelua ALPEX-i, bursa e energjisë elektrike, me synimin për të krijuar një treg më transparent dhe konkurrues, në dobi të konsumatorëve. Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, Jeton Mehmeti u zgjodh anëtar i Kuvendit të Kryeqytetit. Z. Mehmeti ka përvojë shumëvjeçare në sektorin privat, ku është angazhuar në menaxhim, planifikim strategjik, hulumtim të tregut dhe zhvillim të biznesit. Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si drejtor ekzekutiv, themelues dhe konsulent. Në vitet 2017–2019, ai u angazhua si këshilltar në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku kontribuoi në dokumente strategjike për zhvillim ekonomik. Menjëherë pas luftës në Kosovë, z. Mehmeti sherbeu vullnetarisht në organizatën humanitare Amici dei Bambini. Nga viti 2022 deri më 2025, ishte i angazhuar vullnetarisht edhe në Rotary International, në projekte të rëndësishme për komunitetin. Ai ka përfunduar studimet master në Menaxhim Biznesi dhe Marketing dhe studimet bachelor në Ekonomi, me fokus në Biznesin Ndërkombëtar. Flet tre gjuhë të huaja, anglisht, Italisht dhe Serbisht.



Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors