Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj.Hykmete Bajrami priti sot në takim z.Horst Wegener, drejtor gjeneral i kompanisë “Wegener Industrie Consulting GMBH” nga industria e tekstilit

Ministrja, njoftoj për së afërmi me ambientin biznesor dhe mundësitë për invesitorët e huaj që ofron Republika e Kosovës.

Ndryshimet e fundit në infrastrukturën ligjore në favor të bizneseve dhe investitorëve si dhe përmirësimi gjithnjë në rritje i infrastrukturës së zonave ekonomike, janë indikatorë të rëndësishëm dhe mjaft domethënës në krijimin e kushteve gjithnjë ë më të favorshme për biznes dhe invesime, shtoi ajo. Drejtori gjeneral i “Wenger Industrie Consulting GMBH” z. Horst Wegener u shpreh shumë i interesuar për të investuar në Kosovë, marrë parasysh fuqinë punëtore dhe kushtet që ofron tregu i punës në Kosovë. Investimi që pritet të bëjë investitori është në fushën e tekstilit dhe parasheh hapjen e rreth 500 vendeve të punës brenda dy viteve dhe po ashtu dyfishimin e këtij numri në periudhën pesë vjeçare. Po ashtu, z. Wegener njoftoj që janë në përfundim të negociatave të kontratës për blerjen e fabrikes së tekstilit në Viti, e cila pritet të nënshkruhet gjatë ditës. Ministrja, Bajrami shtoi se përmbushja e kërkesave të investitorëve nga ana e Qeverisë është një nga prioritetet kryesore. Një investim i tillë është shumë i rëndësishëm, marrë parasysh seriozitetin e treguar nga investitorët gjerman si dhe ndikimin e investimeve në zhvillimin ekonomik të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors