Komunikatë për Media

Në përputhje me kushtet e parapara të Prokurimit Publik në Kosovë me numër MTI-204-13-008-612 për Zhvillimin, Financimin dhe Operimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, si dhe me dispozitat e përcaktuara në marrëveshjen përkatëse të Partneritetit Publik Privat (PPP) me datë 31 maj 2016

Partneri Privat (Brezovica Resorts, LLC) ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me nivelin e përmbushjes së kushteve paraprake para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti për ekonominë e Kosovës, Komiteti Drejtues Ndërministror do të vazhdojë të vlerësojë me kujdes dokumentet e dorëzuara. Pas shqyrtimit të plotë nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe pasi që Komiteti Drejtues Ndërministror të ketë finalizuar diskutimet e tij, një vendim për dokumentet e dorëzuara do t’i komunikohet publikut të gjerë. Republika e Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe institucionet e saj do të veprojnë me përgjegjësi në vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga Partneri Privat. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors