Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka pritur një grup nxënësish në festen e 1 Qershorit, -“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”

Më rastin e 1 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, një grup nxënësish të tri shkollave fillore: “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemajli” dhe shkollës “Pavarësia”, kanë vizituar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Nxënësit u pritën nga Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, e cila i njoftoi ata me aktivitetet e ministrisë, mënyrën e organizmit, zhvillimit të punës si dhe synimet e ministrisë për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë takimit, nxënësit shtruan pyetje të ndryshme për ministren Bajrami, e cila iu përgjigj interesimit të tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me punën e MTI-së. Nxënësit e tri shkollave vizituan po ashtu edhe Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve dhe Departamentin për Mbrojte të Konsumatorit, të cilat funksionojnë në kuadër të MTI-së. Në fund, Ministrja iu dhuroi nxënësve nga një mbajtëse me mjete shkollore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors