Kosova atraktive për tur-operatorët e jashtëm

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur udhëtimin familjarizues “Fam trip” në të cilën po marrin pjesë 22 operatorë turistikë nga shtetet e ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të vizitojnë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Graçanicën. Tur- operatorët vijnë nga: SHBA, Franca, Gjermania, Suedia, Sllovenia, Turqia, Rusia, Belgjika, Shqipëria, Holanda, Armenia, Letonia dhe Bulgaria. Kjo ngjarje është mbështetur edhe nga Swisscontact – PPSE, Ambasada e Francës në Kosovë, USAID – Empower Projekt dhe Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës. Qëllimi i këtij udhëtimi familjarizues apo i njohur ndryshe si “Fam Trip” nuk bëhet vetëm për të eksploruar potencialin turistik të Kosovës, por edhe për të shkëmbyer përvojën me operatorët turistik të vendit. Në këtë ngjarje e cila mbahet nga data 5 deri 8 maj përveç vizitave turistike që tur-operatorët do t’i kenë në vendin tonë ata do të zhvillojnë takime B2B me tur-operatorët e vendit kjo është një mundësi unike e operatorëve kosovar për të shkëmbyer përvojën si dhe për të krijuar kontaktet e duhura. Ky udhëtim familjarizues “Fam trip” është organizuar nga agjencia turistike “Altavia Travel”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors