Deklarata e MTI-së në lidhje me njoftimin e kompanive të Serbisë për inicimin e procedurës së arbitrazhit për rastin e Brezovicës

Prona shoqërore dhe publike e cila gjendet në Kosovë i takon Kosovës dhe menaxhohet nga institucionet legjitime të Republikës së Kosovës. Vendimi i Qeverisë për shpronësimin e pronave të nevojshme për zbatimin e projektit të Brezovicës është në përputhje me të gjithë legjislacionin relevant të Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare. Gjithashtu jemi duke punuar ngushtë me të gjithë investitorët dhe jemi të sigurt që ata do të përmbushin të gjitha kushtet për hyrjen në fuqi të kontratës së Brezovicës deri në afatin e caktuar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors