Kosova për herë të parë po merrë pjesë në panairin më të madh të ushqimit “Summer Fancy Food Show”, i cili po mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 28 deri më 30 qershor 2015.
Në këtë panair , kompanitë kosovare janë duke i prezantuar rreth 100 lloje të produkteve të tyre cilësore: si pije freskuese, ujë, djathë, patatina dhe produkte të tjera nga patatja, kërpudha të thata, si dhe biskota e ëmbëlsira, krahas 2500 prodhuesve nga mbi 40 shtete të botës, në një ngjarje të përmasave ndërkombëtare, që gjatë tre ditëve pritet të tërheqë mbi 25000 vizitorë të regjistruar.
Kompanitë nga Kosova janë: “Fluidi”, “Frutomania”, “Pestova”, “Korporata Rugove”, “Liri” dhe “Fungo”. Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair është përkrahur nga Qeveria e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane (OEAK).