Marrja e Kredive

Indikatori i marrjes së kredive shqyrton dy grupe të çështjeve: forcën e sistemeve të raportimit të kredive dhe efektivitetin e kolateralit dhe ligjeve të falimentimit në lehtësimin e kreditimit. Të Bërit Biznes mat të drejtat ligjore të huamarrësve dhe huadhënësve sa i përket transaksioneve të sigurta përmes një grupi të indikatorëve dhe raportimit të informatave kreditore përmes një grupi tjetër. Grupi i parë i indikatorëve mat nëse tipare të caktuara që lehtësojnë huadhënien ekzistojnë në kuadër të kolateralit të zbatueshëm dhe ligjeve të falimentimit. Grupi i dytë mat mbulimin, fushëveprimin, dhe qasshmërinë në informatat kreditore të disponueshme përmes ofruesve të shërbimit të raportimit të kredive siç janë zyrat kreditore ose regjistrat kreditorë.

Figura 9: A kanë huadhënësit informata kreditore për ndërmarrësit që kërkojnë kredi? A është ligji i favorshëm për huamarrësit dhe huadhënësit që shfrytëzojnë asetet mobile si kolateral?

TBB 2017: Kosova renditet në vendin e 20-të nga 190 shtete për lehtësinë e marrjes së kredive (figura 10). Renditjet e ekonomive krahasuese tregojnë informacione të tjera të dobishme për të vlerësuar se sa mirë reformat dhe institucionet në Kosovë mbështesin kreditimin dhe huamarrjen.

Figura 10: Renditja e Kosovës dhe ekonomive krahasuse për lehtësinë e marrjes së kredive

Indikatori: Marrja e Kredive – Përmbledhje Analitike dhe Udhëzime Teknike
Të Bërit Biznes 2017: Profili i Ekonomisë së Kosovës
Të Bërit Biznes 2017: Raporti i Plotë
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors