Indikatori i zbatimit të kontratave regjistron kohën dhe shpenzimet për zgjidhjen e një kontesti tregtar në një gjykatë lokale të shkallës së parë. Për më tej, në vitin 2016 është vendosur edhe një masë shtesë, indeksi i cilësisë së procesit gjyqësor, me të cilin vlerësohet nëse secila ekonomi ka miratuar një varg praktikash të mira me të cilat promovohet cilësia dhe efikasitetit në sistemin tregtar gjyqësor.
Figura 18: Efikasiteti dhe cilësia e zgjidhjes së kontesteve tregtare
TBB 2017: Kosova renditet në vendin e 44-të nga 190 shtete për lehtësinë e zbatimit të kontratave (figura 19). Renditjet për ekonomitë krahasuese dhe mesatarja rajonale shërbejnë si pika referimi të dobishme për vlerësimin e efikasitetit të zbatimit të kontratave në Kosovë.
Figura 19: Renditja e Kosovës dhe ekonomive krahasuse për lehtësinë e zbatimit të kontratave
TBB 2015: Kosova ka lehtësuar zbatimin e kontratave krijuar sistemin e përmbaruesve privat.
Indikatori: Zbatimi i Kontratave Përmbledhje analitike dhe udhëzime teknike

