Vazhdon aksioni për kontrollin e tregut të naftës

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganat dhe Prokurorinë, Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, po vazhdon me aksionin për kontrollin e tregut të naftës brenda territorit të Republikës Kosovës.

Sot, aksioni është përqendruar në kontrabandën e naftës. Me këtë rast janë inspektuar dhjetëra pika shitëse, janë kontrolluar depo të dyshimta për mbajtjen dhe shitjen e derivateve të kontrabanduara si dhe përpunuesit e vajrave të rënda motorike. Inspektorët kanë marrë mostra të derivateve, të cilat i kanë dërguar në laboratorët e akredituar për vlerësim. Rezultatet e tyre pritet të dalin shumë shpejt.

Ky aksion vjen pas dy aksioneve të jashtëzakonshme paraprake, për kontrollin cilësisë së karburanteve (dizel dhe benzinë) në pikat shitëse me pakicë dhe aksionit të kontrollit të cilësisë gjatë importit.

Të dhënat preliminare të rezultateve të analizave të cilësisë së karburanteve në pikat shitëse me pakicë dhe importit të rregullt kanë dalë të jenë konform standardeve të përcaktuara për tregti me karburante të lëngëta. Dyshimet më pas janë ngritur për cilësinë e karburanteve që mund të hyjnë në mënyrë ilegale, të cilat mund të tregtohen në pika ilegale të shitjes së karburanteve të kontrabanduara. Ministri Ismet Mulaj dhe kryeinspektori Lulzim Syla, në bazë të këtyre dyshimeve kanë kërkuar kontroll shtesë të kontrabandës dhe krimit të organizuara me karburante. 

MTI i siguron qytetarët se do të vazhdojë të jetë e angazhuar në luftë të kontrabandës dhe krimit të organizuar me karburante të lëngëta, në mënyrë që konsumatorëve t’u ofrohen karburante të cilësisë së lejuar sipas standardeve evropiane.  Njëkohësisht, ftojmë të gjithë konsumatorët që në rast të dyshimit për cilësinë dhe sasinë e karburanteve të drejtohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht  Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors