Mulaj: Parku i Biznesit në Drenas, storie e suksesit në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, i shoqëruar nga zëvendësministri, Avni Kastrati, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Kiesler, të shtunën, vizituan Parkun e Biznesit në Drenas.

Me këtë rast ata takuan përfaqësuesit e bizneseve prodhuese të ashensorëve, të përpunimit të llamarinës, atë të përpunimit të drurit dhe riciklimit të plastikës. Ministri Mulaj u interesua për kushtet e punës dhe plasmanin e produkteve të tyre brenda dhe jashtë vendit.  Me këtë rast ata u informuan me kushtet që ofron ky Park i Biznesi, me problemet e prodhuesve që kanë, me numrin e punëtorëve dhe investimet e bëra nga ta. “Parku i Biznesit dikur ishte burim i lajmeve të këqija, sot është tregim i suksesit. Në këtë park tani janë të vendosur 37 kompani dhe deri në fund do të vendosen edhe katër të tjera. Siç u informova, shumë prej tyre tashmë janë funksionale dhe kanë të punësuar rreth 350 persona, përderisa investimet e deritashme nga ndërmarrjet kapin shifrën rreth 15 milionë euro. Derisa bizneset tjera janë duke u përgatitur të fillojnë prodhimin e tyre, ne presim që në këtë hapësirë të investohen rreth 40 milionë euro, që do të mundësonin hapjen e rreth 1000 vendeve pune”, tha Mulaj.

Sipas tij, puna që është duke u bërë në këtë Park Biznesi, tregon më së miri se biznesi privat, kur nuk është i varur nga politika,  mund të rrisë investimet, të hapë vende pune dhe rrisë eksportin. “Biznesit privat i duhet stabilitetit politik për të shtuar kapacitetin e tij dhe të eliminojë barrierat tregtare. Në këtë aspekt prej vitit 2012 deri në vitin 2014, MTI ka ndihmuar këtë ambient biznesi me investimet e veta për të ofruar kushte më të mira për të bërë biznes.

Vlen të theksohet se është bërë përmirësimi i infrastrukturës fizike, duke përfshirë “përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit”, ku tanimë ka furnizim të rregullt me ujë, po ashtu është investuar edhe në zgjerimin  e kapaciteteve energjetike, ku nga 2040 kilovat në 4440 kilovat është rritur kapaciteti energjetik dhe është duke u bërë furnizim i rregullt me kapacitete të plota energjetike. Po ashtu në bashkëpunim me PTK janë duke u shikuar mundësitë  e instalimit të telefonisë fikse, dhe si përfundim i komplet të kësaj infrastrukture brenda Parkut është se kanë filluar punimet edhe në “ndërtimin e Impiantit për bizneset e vendosura në Park”’, tha ministri Mulaj. Përmirësimi i kushteve për të bërë biznes në Kosovë, është pasqyruar edhe në raportet prestigjioze ndërkombëtare.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, me këtë rast falënderoi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për përkrahjen që u është dhënë afaristëve në Parkun e Biznesit. “Ky është një shembull i mirë që tregon se ndihma e bizneseve nga shteti reflekton në hapjen e vendeve të reja pune dhe ndryshimin e balancit tregtar”, tha Gërxhaliu.
Për zëvendës ambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Kiesler, ky park është storie e suksesit për Kosovën, që duhet promovuar më shumë tek investitorët potencial të huaj. “Unë do të angazhohem personalisht që t’i bindi investitorët gjermanë që të investojnë në Kosovë. Ky vend është një storie e suksesit për Kosovën”, tha Kiesler.

Historiku i zhvillimit të Parkut të Biznesit në Drenas, nga viti 2009 deri 2014

Gjatë vitit 2009, është shpallur konkursi për “vendosjen e bizneseve në PBD- faza e parë”, ku në pjesën e dytë respektivisht në korrik të vitit 2009, janë nënshkruar 25 kontratat e para me bizneset për t’u vendosur në PBD, ku nga shumica e bizneseve fillimet e para të ndërtimeve kanë filluar gjatë vitit 2010, që konsiderohen investimet e para të bëra nga bizneset në PBD.

Gjatë vitit 2010, është shpallur konkursi i “fazës se dytë për vendosje të bizneseve në PBD” dhe në qershor të 2010, janë nënshkruar kontratat edhe me 11 biznese tjera. Njëherësh janë shkëputur 6 kontrata me bizneset e fazës se parë që nuk kanë filluar punimet, ku në fund të vitit 2010, kanë qenë gjithsej 30 kontrata me bizneset në PBD.

Gjatë vitit 2011 është vazhduar me shpalljen e konkursit për “pranimin e bizneseve-faza e tretë”, ku në tërësi kanë aplikuar gjithsej 43 biznese, ndërkaq prej tyre janë aprovuar 16 biznese, me të cilat janë nënshkruar kontratat në mars 2012.

Gjatë vitit 2011 vlen të theksohet se për mos përmbushej të obligimeve të kontratës janë shkëputur gjithsej 17 kontrata me bizneset.

Derisa gjatë vitit 2012 dhe 2013, është arritur që të plotësohen të gjitha parcelat në PBD, me gjithsej 39 biznese, mirëpo mospërmbushja e kontratës nga ana e disa bizneseve, ka bërë që të bëjmë edhe shkëputje të kohëpaskohshme dhe aprovime të reja për t’u vendosur biznese në park. Pas shkëputjeve të kontratave gjatë vitit 2014, janë liruar edhe 4 parcela, për të cilat kemi kërkesa tjera që brenda këtij viti do të shqyrtohen nga ana e Bordit menaxhues të PBD-së dhe të plotësohen edhe këto parcela, më qëllim që të jetë e kontraktuar e tërë hapësira e Parkut të Biznesit në Drenas. Aktualisht kemi gjithsej 37 kontrata me biznese. Duke filluar nga fillimi i vitit 2010, ku bizneset kanë filluar investimet e para që nga pika zero, deri më tani, sipas deklarimeve të bizneseve, është arritur që të investohet mbi 15 milionë euro dhe rreth 350 të punësuar, si dhe rreth 500 persona që në mënyrë direkte apo indirekte sjellin materiale plastike në kuadër të kompanisë “Plastika” sh.p.k. e cila bën riciklimin dhe përpunimin e tyre në produkte të gatshme për treg.

Po ashtu prej vitit 2012 deri në vitin 2014, MTI ka vazhduar me investimet e veta për ofrimin të ofruar kushte me te mira për të bërë biznes (brenda PBD-së), vlen të theksohet se është bërë përmirësim i infrastrukturës fizike, duke përshirë “përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit”, ku tanimë ka furnizim të rregullt me ujë, po ashtu është investuar edhe në “zgjerimin  e kapaciteteve energjetike”, ku nga 2040 kilovat në 4440 kilovat është rritur kapaciteti energjetik dhe është duke u bërë furnizim i rregullt dhe me kapacitete të plota energjetike. Po ashtu në bashkëpunim me PTK është duke shikuar mundësit e  instalimit të telefonisë fikse dhe si përfundim komplet të kësaj infrastrukture brenda parkut është se kanë filluar punimet edhe në “ndërtimin e Impiantit për bizneset e vendosura në Park”.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors