Lansohet Analiza e Politikave Prioritare mbi Zhvillimin e Tregtisë dhe Burimeve Njerëzore

Situata aktuale e eksportit në Kosovë dhe deficiti i lartë tregtar pasqyrojnë nivel të ulët të konkurrencës në tregun e brendshëm dhe mungesë të shumëllojshmërisë. Kjo është rrjedhojë e pengesave të ndryshme me të cilat përballet sektori eksportues në Kosovë që nga viti 2000. Për nga natyra, këto pengesa janë vendore, kryesisht institucionale, si dhe pengesa që në mënyrë specifike lidhen me transaksionet ndërkombëtare, çështjet ekonomike dhe politike. Përveç kësaj, ekzistojnë kufizime specifike të kompanive të veçanta, në kuptim të teknologjisë dhe burimeve njerëzore, të cilat në mënyrë të njëjtë mund të kenë ndikim në nivelin e konkurrencës në tregjet e huaja.

Keshtu u tha gjate lansimit te publikimit “Analizë e Tri Politikave Prioritare mbi Zhvillimin e Tregtisë dhe Burimeve Njerëzore”. Analizat ofrojnë informata mbi politika të përzgjedhura të zhvillimit të tregtisë dhe burimeve njerëzore të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Kosovës.

Qëllimi i këtij studimi është që të identifikohen pengesat me të cilat përballen eksportuesit aktualë dhe potencialë në Kosovë, duke ofruar edhe informata të vlefshme për pengesat kryesore të lidhura me eksportin, si dhe rekomandime koncize dhe praktike për trajtimin e tyre.

Analiza është përgatitur në kuadër të projektit të UNDP-së Ndihmë Tregtisë (AFT) që financohet nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës kurse zbatohet nga UNDP dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si partner kryesor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors