MTI ndërmerr aksion shtesë për kontrollin e cilësisë së karburanteve, dizel dhe benzinë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vijuar kontrollet në zbatim të ligjit për respektimin e standardeve në fushën e importit dhe tregtimit të karburanteve, dizel dhe benzinë. Të shtunën, nën monitorimin e ministrit Ismet Mulaj, inspektorët e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Trupat inspektuese të cilësisë dhe sasisë së karburanteve të lëngëta të naftës, kanë ndërmarrë aktivitete shtesë në kontrollin e cilësisë së karburanteve që tregtohen brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Nga kontrollet e kryera janë marrë gjithsej 22 mostra në pikat shitëse me pakicë. Aksioni është ndërmarrë edhe në bashkëpunim me Shoqatën e Naftëtarëve, të cilët kanë rekomanduar marrjen e disa mostrave në disa pika të dyshimta për ta.

Mostrat më pas janë dërguar për testim. 
Ditët në vazhdim, laboratorët vendorë dhe evropianë do të nxjerrin analizat nga mostrat e pranuara, të cilat do të prezantohen në konferencën për media nga ana e  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ky veprim shtesë, pa paralajmërim, po ndërmerret për të qartësuar dyshimet e ngritura rreth cilësisë së karburanteve që tregtohen brenda vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors