Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për hir të së vërtetës dhe të korrektësisë, dhe me qëllim te informimit të drejtë të qytetarëve dhe publikut të gjerë, reagon ndaj shkrimit të botuar sot (16 tetor 2013) në gazetën e përditshme “Zëri” të titulluar “Kosova, vendi i fundit për të investuar”.
Në shkrim thuhet se nga ana e MTI nuk janë kthyer përgjigjet në gazetë gjë që nuk përkon me realitetin pasi që MTI/APIK u është përgjigjur në kohë gazetares në të gjitha pyetjet e parashtruara duke i bashkangjitur edhe të dhëna shtesë në kohën e kërkuar.