MTI mbajti takim me përfaqësuesit e ministrive relevante për Ligjin për Shërbime

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot mbajti takim me Ministritë e Linjës, zyrën e BE-se, donatoret rreth zbatimit te Ligjit për Shërbime, i cili ka transpozuar Direktivën e Shërbimeve që rrjedh si obligim për Republikën e Kosovës nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi,  që parashihet edhe në nenin 58 të kësaj  marrëveshje që Kosova ta trajtojë dhe ta rregullojë lëvizjen e shërbimeve.

Drejtori i Departamentit Ligjor, Rexhep Bllaca, i njoftoi të pranishmit se miratimi i  Ligjit të Shërbimeve ( në prill të  vitit2017) është ligj bazik dhe ka karakter horizontal dhe rregullon parimet themelore dhe kriteret që mundësojnë të drejtën e themelimit dhe të ushtrimit të aktivitetit për ofruesit e shërbimeve në Kosovë duke garantuar njëkohësisht siguri dhe cilësi të lartë të shërbimeve për përfituesit e tyre.

Që të plotësohet baza ligjore janë miratuar dy udhëzime administrative:

1. Udhëzimi Administrativ (QRK) nr. 00/2017 për mënyrën e funksionimit të pikës së vetme të kontaktit, si portal elektronik që do t’u lehtësojë ofruesve dhe përfituesve të shërbimeve çasje në shërbime dhe informata të përgjithshme dhe do të vihen në dispozicion në të ardhmen e afërt procedurat administrative për biznese në mënyrë që: 1 ) t’i themelojnë vetë më me lehtësi dhe 2) të marrin licencat (lejet) për të ofruar shërbime.

2. Udhëzimin Administrativ për procedurën e njoftimit dhe vlerësimin e përputhshmërisë se projekt akteve normative me Ligjin për Shërbime që parasheh eliminimin e barrierave në tregtinë në shërbime. Implementimi i plotë i tij eliminon të gjitha këto barriera dhe iu krijon mundësinë ofruesve të shërbimeve, fuqizimin e të drejtave të marrësit apo pranuesit të shërbimeve dhe duhet të sigurojë një qasje sa më të gjerë në sektorët e shërbimeve. Njëherësh ky ligj i obligon organet  kompetente që gjatë hartimit të projekt akteve normative për ofrimin e shërbimeve të njoftojnë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë mbi përputhshmërinë sipas kërkesave të përcaktuara në nenet: 6, 9, 18 dhe 20 të Ligjit nr. 05/l-130  për shërbime.

Ai më tej ka bërë të ditur se Administrata shtetërore e Kosovës, e udhëhequr nga MTI-ja, me sukses ka kryer shqyrtimin e hollësishëm të përputhshmërisë së legjislacionit sektorial për shërbime me Direktivën e Shërbimeve të BE-së. Në periudhën 14-muajshe (shtator 2016 –tetorit 2017), ku janë shqyrtuar gjithsej 84 ligje dhe 125 akte nënligjore.

Drejtori Bllaca në fund falënderojë të gjithë të pranishmit, për  bashkëpunimin dhe realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti dhe posaqërisht falënderoj edhe një herë Zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e saj ndaj MTI-së në projektin e BE-së  për zbatimin e Direktivës së Shërbimeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors