Ministrja Hykmete Bajrami mori pjesë në përurimin e Fabrikës së brumërave “Orex plus”, në Ferizaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mori pjesë në hapjen e Fabrikës së Brumërave “Orex plus”, në Ferizaj. Në përurimin e kësaj fabrike morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça, si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe ndërmarrës të këtij lokaliteti. Në fjalën e saj, ministrja Hykmete Bajrami tha se është kënaqësi që të jem pjesëmarrëse me rastin e përurimit të fabrikave dhe shtoi se gjatë kësaj periudhe janë përuruar disa fabrika dhe janë promovuar shumë biznese

Ajo shtoi se kjo tregon rezultatin e punës së institucioneve, të cilat përmes krijimit të infrastrukturës krijojnë një ambient më të mirë për bizneset, duke hapur rrugë për krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo më tej shtoi: “Sot, këto 30 vende të reja të punës që hapen në komunën e Ferizajt përmirësojnë kualitetin e jetës së 30 familjeve dhe tashmë këto produkte që prodhohen në këtë fabrikë do të ndikojnë drejtpërdrejt në zbutjen e bilancit tregtar dhe njëkohësisht do të ndikojnë edhe në zëvendësimin e produkteve të importuara me produkte më kualitative vendore”, u shpreh ministrja Bajrami. Ndër të tjera, ministrja Bajrami bëri të ditur për dy projekte të rëndësishme për bizneset: Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, i cili është njëri ndër projektet më të mëdha që ka pasur qeveria në bashkëpunim me donatorët sa i përket lehtësimit të qasjes në financa; si dhe Projekti për Certifikimin e Produkteve, që iu ndihmon prodhuesve që t’i certifikojnë produktet e tyre, që ata mos të synojnë vetëm tregjet vendore, por edhe ato ndërkombëtare, e që mundësohet edhe me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Ministrja Bajrami edhe njëherë u premtoi ndërmarrësve se institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë në përkrahje të vazhdueshme dhe se po punohet në vazhdimësi në përmirësimin e mëtutjeshëm të ambientit të biznesit në Kosovë.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors