Ministrja Bajrami priti ambasadorin e ri jo rezident të Maltës, Godwin Paulis

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e ri jo rezident të Maltës, Godwin Paulis.

Ministrja Bajrami dhe ambasadori Paulis biseduan rreth intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve. Bajrami e informoi z. Paulis rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët nga Malta. Në anën tjetër, z. Paulis shprehu mbështetjen e qeverisë së Maltës për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën si dhe rritjen e investimeve të kompanive nga Malta në vendin tonë.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors