API ka organizuar punëtori dyditore me prodhuesit e Djathit të Sharrit

Me organizim të Agjencisë për Pronësi Industriale (API) dhe të mbështetur nga programi TAIEX, në Prizren, po mbahet punëtoria dyditore me prodhuesit e Djathit të Sharrit.

Objektivi kryesor i kësaj punëtorie është që të ndihmojë Prodhuesit e Djathit të Sharrit të themelojnë dhe ta forcojnë Shoqatën e Prodhuesve të Djathit të Sharrit në mënyrë që të mundësohet plotësimi i kritereve për specifikim të produktit, certifikimin regjional dhe themelimin e brendit të Djathit të Sharrit. Mbrojta e produkteve nëpërmjet emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografikë është praktikë e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë dhe është dëshmuar se e ndihmon zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e traditave të prodhimit të produkteve të veçanta. Krijimi i sistemit të mbrojtjes së produkteve përmes treguesve gjeografikë në Kosovë është duke u mbështetur nga Komisioni Evropian, programi TAIEX përmes ekspertëve francezë të Institutit Kombëtar të Francës për Prejardhjen dhe Cilësinë e Produkteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors