Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në Seminarin “Mungesa e aftësive dhe njohurive të të diplomuarve kosovarë: Pikëpamjet e ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla”, që u organizua në kuadër të Projektit EUFORIA
Me këtë rast, ministrja Bajrami falënderoi përfaqësuesit e projektit për kontributin që po japin për të zgjidhur një çështje me shumë rëndësi siç është hendeku në mes të aftësive që prodhohen sot nga institucionet arsimore dhe atyre për çfarë ka nevojë sektori privat. Ministrja tha se ky nuk është problem vetëm i sektorit privat, por është problem shumë i madh edhe i të rinjve që i qasen tregut të punës. Më tej, znj. Barjami foli për iniciativat e shumta që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës në zgjidhjen e këtij aspekti dhe gjithashtu shprehu mirënjohje për kontributin e donatorëve. Ministrja gjithashtu bëri thirrje për më shumë bashkpunim në mes të institucioneve arsimore dhe sektorit privat.