Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim udhëheqësin e kompanisë “Edipack” nga Shqipëria, Bardhyl Baltesa dhe udhëheqësin e kompanisë “Alditon” nga Suhareka, Naser Maliqaj.
. Udhëheqësit e këtyre kompanive u shprehën të gatshëm për të investuar në Kosovë në ndërtimin e fabrikës së letrës higjienike. Gjatë takimit, afaristët prezantuan planin e tyre për investime dhe ecurinë e planit për ndërtimin e fabrikës së tyre në Suharekë. Në anën tjetër, ministrja Bajrami i informoi mysafirët në lidhje përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vendin tonë. Ajo i inkurajoi investitorët për të vazhduar aktivitetin e tyre investiv dhe tha se qeveria e Kosovës do të jetë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar secilin investitor të interesuar për investime në Kosovë.