Sot, në mjediset e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MTI – së dhe HACP, i cili përfshin një gamë të gjerë fushash të bashkëpunimit. Bashkëpunimit përfshin mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut, sidomos në lëmin e produkteve joushqimore.
Në këtë sferë bashkëpunimi palët zhvillojnë lidhjet e tyre profesionale dhe ndërveprojnë, me – Shkëmbimin e informacioneve për kalimin apo ndryshimin e legjislacionit kombëtar; – Bashkëpunim në harmonizimin e legjislacionit relevant për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjes së tregut si dhe në ndihmën praktike gjatë implementimit të legjislacionit në raport me Bashkimin Europian; si dhe – Në fushën e marrjes së mostrave për produkte të ndryshme joushqimore për pajisjet shtëpiake dhe pajisjet e tjera elektrike: teste të sigurisë së lodrave, teste të zërit, të pajisjeve për video. Pastaj bëjnë vlerësimin e rrezikut dhe metodat e praktikat e testimit të produktit si dhe të testimit të produkteve në laboratorët e akredituar hungarezë. Për palën kosovare Memorandumi u nënshkrua nga Z. Agron Maxhuni, U.D. Sekretar i Përgjithshëm i MTI-së, ndërkaq për palën hungareze, Z Istvan Szente, dr. Drejtor Gjeneral.