Ministrja Bajrami mori pjesë në hapjen solemne “ Javët e biznesit kosovar 2016”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016” me moto “Unë konsumojë produkte vendore, po Ju?”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Në hapjen solemne, ministra Bajrami foli për rëndësinë që ka mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimi i prodhimeve vendore përmes fushatave promovuese. Ministrja Bajrami e përgëzoi AKB-në për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të saj në përkrahjen e prodhuesve vendorë, si dhe për aktivitetet e ndërmarra gjatë “Javëve të Biznesit Kosovar” që kanë të bëjnë me promovim e sektorit privat, veçanërisht prodhimtarisë vendore. Ajo theksoi që MTI dhe Qeveria e Kosovës mbesin të angazhuara në përmirësimin e ambientit për të bërë biznes në vend, ku përfaqësuesit e bizneseve kanë rol shumë të rëndësishëm. Ky angazhim është vënë re në rangimin e Kosovës në raportet ndërkombëtare si edhe në veprimet konkrete që janë ndërmarrë deri me tani si: Investimi në zonat industriale, krijimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, përmirësimin e legjislacionit, shkurtim i taksave, eliminim i burokracisë etj. Ministrja Bajrami, theksoi po ashtu se MTI-ja në vazhdimësi do të jetë në mbështetje dhe promovim të prodhimeve vendore përmes organizmit të panaireve dhe forumeve brenda e jashtë vendit. Ajo njoftoj të pranishmit se KIESA në vitin 2016 ka mbështetur 173 ndërmarrje të marrin pjesë në 17 panaire ndërkombëtare, ku janë ekspozuar rreth 800 produkte nga Kosova, janë nënshkruar 33 kontrata bashkëpunimi dhe shitjeje, si dhe dhjetëra të tjera janë duke u negociuar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors