Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Miljan Majhen.
Temë kryesore e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë. Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin slloven rreth proceseve ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në realizimin e agjendës ekonomike, e cila po jep rezultate pozitive. Ambasadori Majhen falënderoi ministren Bajrami, dhe shprehu gatishmërinë e shtetit slloven për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike me Republikën e Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve dhe fushave konkrete të bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe investimeve.