Sot në Prishtinë u bë lansimi i projektit “Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit” i financuar nga Bashkimi Evropian

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në lansimin e projektit “Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit,”

i financuar nga Bashkimi Evropian. Në fjalën e saj, ministrja falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar për Institucionet e Kosovës dhe për bizneset tona, mbështetje kjo, siç tha ministrja, po ndikon dita ditës në forcimin e institucioneve publike si dhe fuqizimin e bizneseve private duke i kontribuar rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës në Kosovë. Znj. Bajrami theksoi se projekti “Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit” që po lansohet sot ka për qëllim të mbështesë rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive kosovare për të vepruar më fuqishëm si brenda po ashtu dhe jashtë kufijve të Kosovës. Me një buxhet prej rreth 2 milion euro – ky projekt i cili zgjat deri në qershor të viti 2018 – do të përqendrohet në tre komponenta të rëndësishme përmes të cilave kontribuohet shumë në përforcimin e sektorit privat si dhe të vetë institucioneve publike të cilat u ofrojnë shërbime sektorit privat me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe fuqizimit të eksportit theksoi ajo. Ministrja Bajrami, ndër tjera tha se, ”shpresojmë shumë se projekti do të rezultojë me sukses, duke dhënë rezultate në përmirësimin e performancës dhe konkurrueshmërisë së përgjithshme të ndërmarrjeve kosovare”. Ne kemi nevojë që të ndërtojmë institucione më kapacitete të forta humane dhe profesionale të cilat do të jenë në gjendje t’u dalin ballë sfidave të shumta më të cilat përballen bizneset kosovare në përpjekjet e tyre për t’u rritur më tej, vazhdoi ministrja, e cila u zotua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të punojë së bashku me projektin me qëllim të përbashkët – mbështetjen e përpilimit dhe zbatimit të strategjisë operacionale dhe strukturore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), draftimin dhe implementimin e planit organizativ të KIESA-s si dhe mbështetjen e kësaj Agjencie drejt zhvillimit dhe rritjes së portfolios së shërbimeve dhe programeve adekuate dhe efektive zhvillimore për sektorin privat. Ajo bëri të ditur se komponenta e promovimit të eksportit, është po ashtu një shtyllë vitale e këtij projekti. Dhe në këtë kuadër, vazhdoi ajo, presim të përfitojmë mbështetje për KIESA-n drejt përpilimit dhe implementimit të një strategjie të mirëfilltë për promovimin e eksportit të produkteve kosovare. Në fund, ministrja falënderoi partnerët tanë nga Bashkimi Evropian për këtë mbështetje, e cila tha se vjen në një kohë të duhur, kur ne si institucione po përpiqemi maksimalisht të jemi të fokusuar në agjendën ekonomike, në zbatimin e suksesshëm të MSA-së, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors