Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim një delegacion të Bankës Botërore i kryesuar nga Marco Mantovanelli.
Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të Qeverisësë Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore në fushën e ekonomisë dhe rritjes së nivelit të konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve kosovare. Ministrja Bajrami shpjegoi prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe projektet në të cilat po punohet sa i përket përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vend, përmirësimit të infrastrukturës fizike për të lehtësuar aktivitetin e bizneseve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe të infrastrukturës së cilësisë, mbështetjen e kompanive kosovare në rritjen e aftësisë konkurruese, etj. Delegacioni i Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për të financuar projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës. Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan që takimet e këtij niveli në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore të vazhdojnë, dhe ku pritet që gjatë periudhës vijuese Qeveria e Kosovës do të realizojë një sërë projektesh investive në partneritet me Bankën Botërore të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.