U hap panairi i turizmit “eKSplorer – Destinacion Turizëm Aventurë”

Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga sot ka filluar Panairi për turizëm “eKSplorer – Destinacion Turizëm Aventurë”, i cili është mbështetur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Swisscontact-PPSE.

Kjo ngjarje ka për qëllim që të promovojë vendet atraktive turistike që ka vendi ynë. Vizitorët në këtë panair kanë rastin të përjetojnë aventurat e ndryshme të cilat prezantohen nga klube të ndryshme, OJQ dhe biznese qe veprojnë në këtë sektor . Federatat e Alpinistëve, Aeronautikës, së bashku me klubet e tyre, Tour Operatorët, Strehimoret e Kafshëve, si dhe bizneset që operojnë në fushën e turizmit, janë disa nga pjesëmarrësit në këtë panair. Panairi organizohet nga MODUS dhe do të zgjasë nga data 27 deri 29 maj, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 19:00.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors