Kompanitë kosovare promovojnë produktet e tyre në Holandë

Tri kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet e tyre në Panairin PLMA’s 2016 “World Private Label” International Trade Show, i cili po mbahet në Amsterdam të Holandës nga data 24-25 maj 2016.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive është mbështetur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me UNDP-në. Në këtë panair prodhuesit kosovar përveç promovimit të produkteve të tyre janë duke zhvilluar kontakte me kompanitë pjesëmarrëse me qëllim te krijimit të bashkëpunimit dhe lidhjes së kontakteve në të ardhmen. Kompanitë kosovare që ekspozojnë produktet e tyre në këtë panair janë: “AMO” nga Klina, “Birra Prishtina” nga Prishtina dhe “Fluidi” nga Gjilani. Ky panair njihet si një ndër panairet më të rëndësishëm në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore, i cili çdo vit mirëpret mijëra prodhues nga vendet e ndryshme të botës. Gjatë këtij viti në këtë panair pritet të paraqiten mbi 4300 ekspozues duke përfshirë rreth 60 pavijone kombëtare dhe rajonale. Produkte e ekspozuara në këtë panair do të jenë: ushqime të freskëta, të ngrira, ushqimore të thatë dhe pije, si dhe kategoritë jo-ushqimore, duke përfshirë kozmetikë, shëndetin dhe bukurinë, familjen, kuzhinën, kopshtari, etj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors