Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Kokën.
Në këtë takim ishin prezent edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe përfaqësues të bizneseve të sferave të ndryshme nga Saranda. Temë e këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, çështjet tregtare dhe turizmit. Ministrja Bajrami, informoi bashkëbiseduesit për potencialin qe ka Kosova në fushën e turizmit dhe mundësinë e shkëmbimit të informative për promovimin e turizmit. Në anën tjetër, znj. Koka u shpreh se kanë ardhur në Kosovë me përfaqësues të bashkisë të Sarandës dhe përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrës në mënyrë që të shtojmë bashkëpunimin ekonomike të deritanishëm. Bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve konkrete dhe bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve dhe organizimin e një konference në Sarandë me biznese nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë.