Ministrja Hykmete Bajrami priti ambasadoren e Zvicrës Krystyna Marty Lang

Ministrja Bajrami ka pritur në një takim pune ambasadoren e Zvicrës Krystyna Marty Lang dhe zëvendësshefen e misionit Anita Schlüchter Roth.

Në takim ministrja Bajrami i informoi mysafirët për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në fushën e reformave ekonomike të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërsa ambasadorja Lang shprehu gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për koordinimin e aktiviteteve mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të shtetit të Zvicrës, të cilat ndikojnë pozitivisht në rritjen e përfitimeve për ekonominë e vendit tonë. Ministrja Bajrami dhe ambasadorja Lang ranë dakord që qeveritë e të dyja vendeve të intensifikojnë angazhimet e tyre në funksion të rritjes së bashkëpunimit bilateral ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors