Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Dhoma Austriake Federale e Tregtisë në Kosovë (WKO), kanë organizuar aktivitetin e rrjetëzimit në mes bizneseve kosovaro – austriake.
Gjatë këtij aktiviteti, Besian Mustafa drejtor i përgjithshëm i KIESA-s potencoi mbështetjen e vazhdueshme të MTI-së në përkrahjen e ndërmarrësisë. Z. Mustafa tha se ky takim në mes bizneseve ka rëndësi sepse kjo është një nismë e krijimit të kontakteve në mes të dy palëve dhe si e tillë krijon mundësi për bashkëpunim në të ardhmen. “KIESA në vazhdimësi është duke punuar në mbështetjen e ndërmarrjeve në Kosovë në gjetjen e tregjeve të reja përmes organizimit të panaireve, forumeve dhe takimeve B2B”, theksoi z.Mustafa. Po ashtu, ai njoftoi të pranishmit se me 6 qershor 2016 do të mbahet forumi për investime në Vjenë, në të cilën do të vazhdoj ky bashkëpunim në mes bizneseve kosovare dhe austriake përmes takimeve B2B. Me një fjalë rasti, bizneseve ju drejtua edhe Peter Hasslacher , Komisioneri për Ekonomi pranë Ambasadës së Austrisë në Prishtinë, Tiranë dhe Lubjanë, Vjosa Huruglica – udhëheqëse e Zyrës Tregtare të Austrisë në Kosovë si dhe Safet Gërxhaliu kryetar i OEK-ut . Ky aktivitet u realizua me qëllim që bizneset kosovare dhe ato austriake të krijojnë kontakte dhe marrëdhënie kontraktuale në mes veti. Aktiviteti vazhdoj me takime në mes dy palëve.