Gjatë javës së ‘Start up’ në Kosovë lansohet programi përkrahës “Ye!”

Si pjesë e Start up, “Javës Kosovare 2016”, nga 29 marsi, është lansuar gara “Ye!video” për Programin Përkrahës 2016 në Kosovë.

Në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), Fondin Zhvillimor Evropian për Evropën Juglindore, Ye! dhe organizatën ndërkombëtare Child and Youth Finance International (CYFI), organizohet gara “Start up Video” , që synon gjetjen e ndërmarrësve të rinj më premtues në Kosovë. Në këtë garë do të përzgjidhen 20 ndërmarrës, të cilët do të ndjekin trajnimin “Ye!BoostCamp”, që do të fillojë nga shtatori i këtij viti. Ky bashkëpunim shënon përkushtimin e KIESA-s dhe CYFI-t për ta mbështetur ndërmarrësinë e rinisë në Kosovë. “Ye!BoostCamp”, është trajnim pesëditor që realizohet në bashkëpunim me Qendrën Kosovare të Inovacionit, e cila përkrah ndërmarrësinë, inovacionin dhe zhvillimin e bizneseve tregtare në Kosovë. Përkrah trajnimit “Ye!BoostCamp”, pjesëmarrësit do të kenë edhe një trajnim për trajner prej 3 deri 6 muajsh me profesionistë lokalë dhe ndërkombëtarë të biznesit. Në këto trajnime, ndërmarrësit e rinj do të mësojnë nga ndërmarrës me përvojë nëpërmjet serive të seminareve online që YE! do të mbajë. Tetë ndërmarrësit e rinj do të përzgjidhen për të vazhduar në fazën tjetër, ku do të prezantojnë Start up-et e tyre në ngjarjen “Ye!KosovoPitching”, që mbahet në bashkëpunim me KIESA-n. Me këtë rast, këta do të kenë mundësinë të marrin komentet dhe vlerësimet për konceptet e tyre të biznesit dhe do të diskutojnë me investitorë të interesuar për financimin e perspektivave të tyre. Në përfundim të “Ye!BoostCamp”, ndërmarrësi, më premtues, i ri do të shpërblehet KIESA me çmimin prestigjioz “Ndërmarrësi Kosovar i Ri i Vitit”. Përveç kësaj, këta ndërmarrës mund të marrin shërbime biznes, që i ofron inkubacioni në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK). Po ashtu, ndërmarrësi më premtues do të ftohet në ceremoninë e Çmimeve Globale CYFI, që do të mbahet sivjet. Të gjithë ndërmarrësit e rinj në Kosovë të interesuar për këtë program mund të aplikojnë deri më 31 qershor 2016, duke u kyçur në ueb-faqen: Ye!Community dhe të shpërndajnë një video të shkurtër të Start up-it të tyre. Përzgjedhja do të bëhet në vota publike, duke u bazuar në cilësinë dhe kreativitetin e konceptit biznesor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors