U mbajt takimi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale

Më datën 31 mars 2016, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u mbajt takimi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale në Kosovë. Ky ishte takimi i parë i Këshillit për vitin 2016. Në këtë takim u diskutua për të arriturat e institucioneve të pronësisë intelektuale në Kosovë dhe për aktivitetet të vetëdijesimit për organizimin e Konferencës Kombëtare për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale në Kosovë, që do të mbahet më 26 prill 2016.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale raportuan për të arriturat e institucioneve të pronësisë intelektuale, për sfidat me të cilat përballen këto institucione, si dhe për adresimin e tyre. Po ashtu, ata raportuan se është arritur sukses në përmirësimin dhe miratimin e legjislacionit primar që mbulon fushën e Pronësisë Intelektuale në Kosovë, si një ndër kriteret që duhet plotësuar si pjesë e obligimeve që kanë institucionet e Kosovës nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilzim Associimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. z. Xhafer Tahiri, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Pronësisë Industriale dhe kryesues i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale raportoi për miratimin e ligjeve në fushën e Pronësisë Industriale, si pjesë e pakos për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit primar dhe harmonizimin e tij të plotë me direktivat dhe rregulloret e BE-së. Në këtë kuadër janë miratuar këto ligje: ligji për patenta, ligji për marka tregtare, ligji për dizajnet industriale, ligji për treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që njëherësh të gjitha këto ligje janë në përputhje të plotë me legjislacionin standard të BE-së. Përveç progresit të shënuar në aprovim të legjislacionit, është raportuar që Agjencia e Pronësisë Industriale ka vazhduar me ekzaminimi e aplikacioneve të pronësisë industriale; Task Forca dhe institucionet e zbatimit të ligjit kanë arritur sukses në luftimin e produkteve që shkelin të drejtat pronësore industriale dhe parandalimin e shkeljeve të të drejtave të autorit. Nga anëtarët e Këshillit u theksuan se është arritur progres nga të gjitha institucionet e administrimit, menaxhimit dhe të zbatimit të të drejtave pronësore intelektuale, si dhe progresi i arritur nga Task Forca kundër Piraterisë. Anëtarët e Këshillit për Pronësi Intelektuale e miratuan Planin e Punës për aktivitetet të vetëdijesimit për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Në fund , anëtarët e Këshillit rekomanduan, që të fillohet me përgatitjet për hartimin e Strategjisë për Pronësi Intelektuale 2017 – 2021.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors