Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami takoi drejtorin gjeneral të kompanisë “NewkoBalkan L.L.C”, zotëri Muhamet Shalën.
Përfqësuesi i kompanisë “NewkoBalkan L.L.C”, e informoi ministren me prodhimin e gomave, rrypave dhe për depërtimin e produkteve të tyre në tregjet e vendeve të jashtme, për cilësinë e këtyre produkteve si dhe kapacitetet prodhuese të kompanisë. Ministrja Bajrami tha se gjatë punës së saj ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta bërë sa më të lehtë afarizmin e bizneseve. Janë bërë shumë ndryshime në legjislacion dhe në politika fiskale, megjithatë përpjekja për të përmirësuar edhe më tej ambientin e biznesit nuk ka përfunduar, tha ajo. Në fund të takimit ministrja shtoi se po punohet në mobilizimin e fondeve nga donatorët dhe organizatat e tjera, që të ofrojmë ndihmë konkrete për ndërmarrjet tona dhe të jemi gati që t’i qasemi tregut evropian, por edhe të rrisim shkallën e konkurrencës së produkteve tona karshi atyre nga importi.