Ministrja Bajrami vizitoi kompanitë përfituese të grantit të MTI-së dhe BE-së në Mitrovicë, Vushtrri dhe Prishtinë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, së bashku me shefin e operacioneve të Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Christof Stock dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) vizituan katër kompani përfituese të granteve të ndara nga MTI dhe BE.

Vizita u realizua me qëllim të monitorimit të rezultateve të investimeve të realizuara nga përfituesit e grantit. Ministrja Bajrami përgëzoi menaxherët e kompanive përfituese “Gratis Commerce,” dhe “Lami Project” nga Mitrovica, kompaninë “Binni” nga Vushtrria si dhe kompaninë “Logistics Plus” nga Prishtina për investimet e realizuara dhe makineritë e reja të instaluara në ndërmarrjet e tyre dhe mori konfirmimin nga menaxherët e këtyre kompanive se këto investime kanë ndikuar dukshëm që ata të rrisin kapacitetin prodhues, të zgjerojnë eksportin dhe të krijojnë vende të reja të punës. Ministrja Bajrami tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë me përkushtim, së bashku me partnerët ndërkombëtar, në fuqizimin e sektorit privat në vend qoftë përmes përmirësimit të infrastrukturës ashtu edhe përmes përmirësimit të legjislacionit dhe krijimit të lehtësirave të ndryshme të cilat do ta fuqizojnë sektorin prodhues në vendin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors