Ministrja Hykmete Bajrami priti ambasadoren e Kroacisë, znj. Marija Kapitanoviç

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviç dhe sekretarin e parë të kësaj ambasade, z. Mladen Glavina. Ministrja Bajrami i informoi mysafirët kroatë për punën që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës, në fushën e reformave ekonomike dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Znj. Bajrami, ndër të tjera, përmendi përgatitjet që po bëhen nga Qeveria e Kosovës për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimt, marrëveshje e cila do t’u hapë mundësi të shumta kompanive nga Kosova, që të eksportojnë produktet dhe shërbimet e tyre në tregjet e BE-së, ndërkaq kërkoi nga pala kroate mbështetje sa i përket shkëmbimit të përvojës për realizimin e suksesshëm të MSA-së.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kapitanoviç shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës për implementimin e MSA-së si dhe të proceseve tjera të cilat ndikojnë pozitivisht në rritjen e përfitimeve për ekonominë e vendit tonë. Ministrja Bajrami dhe ambasadorja Kapitanoviç ranë dakord që qeveritë e të dyja vendeve të intensifikojnë angazhimet e tyre në funksion të rritjes së bashkëpunimit bilateral ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors