Mbahet takimi i katërt i Nëngrupit Punues për Industri në kuader të Politikave Tregtare

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), më 10 shkurt 2016, u mbajt takimi i gjashtë (VI) i Nëngrupit Punues për Industri, i themeluar në kuadër të strukturave për Politika Tregtare. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, një numër i madh i bizneseve nga sektori i industrisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Aleanca Kosovare e Bizneseve, si dhe shoqëria civile. Takimi është organizuar nga Departamenti i Tregtisë në MTI, dhe është kryesuar nga Zef Dedaj, udhëheqës i Divizionit për Politikave Tregtare, në bashkëpunim me bashkëkryesuesin nga kompania “Stone Castle”, Ismet Hulaj.

Në takim, bizneset nga sektori i industrisë u informuan për përfitimet e mundshme nga MSA, në aspektin e tregtisë, obligimet nga MSA, në aspektin e tregtisë dhe mbi të gjitha u informuan konkretisht për tarifat doganore të MSA-së për produktet industriale, mënyrën së si janë mbrojtur dhe si do të liberalizohen gjatë periudhës transitore kohore.

Për më tepër, bizneset u informuan edhe në lidhje me ueb-platformën e krijuar nga Departamenti i Tregtisë, për adresimin dhe eliminimin e shpejtë të barrierave tregtare, me ketë rast bizneset kosovare përmes këtij linku: http://raportobarrierat.rks-gov.net/mainlist.php do të mund t’i raportojnë rastet e barrierave tregtare nga çdo pikë kufitare apo ku do tjetër. Bizneset, po ashtu u informuan edhe për rastet e barrierave tregtare të zgjidhura me Shqipërinë, si dhe për ato aktuale të cilat janë në proces të zgjidhjes, të aplikuara nga Serbia.

Megjithatë, bizneset ngritën edhe disa çështje si shqetësime siç janë; moslirimi i lëndës së parë nga Dogana 10%, të cilat po ndikojnë që prodhimet e produkteve finale të rezultojnë me kosto të lartë, po ashtu theksuan problemet e vazhdueshme të transitit me Serbinë, si dhe problemet me energjinë elektrike.

MTI kërkoi nga bizneset që të gjitha barrierat tregtare që ata po i hasin me vendet e CEFTA-s, t’i adresojnë në mënyrë zyrtare sa me shpejt që munden, sepse të njëjtat do të ngrihen në takimin relevant në nivel të CEFTA-s, i cili shërben si mekanizëm për adresim dhe zgjidhje të barrierave tregtare dhe që do të mbahet më 3 mars 2016.

Në fund, Departamenti i Tregtisë kërkoi nga bizneset dhe shoqatat e bizneseve që të jenë me bashkëpunues dhe me aktivë gjatë takimeve të këtyre grupeve punuese në kuadër të politikave tregtare, sepse është mënyra më e mirë për adresim të çfarëdolloj barriere.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors