Me datën 5 shkurt 2016, në Prishtinë, është organizuar takimi në mes përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në nivel teknik në kuadër të Marrëveshjes për Lehtësimin e Tregtisë në mes të dy vendeve.
Gjatë këtij takimi u diskutua agjenda për këtë vit, -zbatimi i protokollit deri më tani, rregullat teknike, materialet e ndërtimit, çështjet doganore dhe ato sanitare e fitosanitare. Po ashtu, u diskutuan edhe çështjet pezull që janë në mes të dy shteteve.
Në fund, të dyja palët u pajtuan që takimet e tilla të jenë më të shpeshta dhe sidomos në nivel të agjencive të cilat do të adresonin dhe zgjidhnin barrierat tregtare.