Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti sot në takim një delegacion nga Komuna e Graçanicës të udhëhequr nga kryetari i komunës, z. Vladeta Kostiq.
ksplorimin e mundësive rreth themelimit të zonave ekonomike dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë.
Ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon intenzivisht me komunat e Kosovës që t’i mbështesë ato në përmirësimin e kushteve të cilat shkojnë në favor të lehtësimit të ambientit të të bërit biznes. Ajo theksoi se Qeveria e vendit është e gatshme për bashkëpunim me Komunën e Graçanicës në realizimin e projekteve që ndihmojnë në nxitjen e aktiviteteve ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Graçanicës, z. Kostiq, kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të përkrah në forma të ndryshme projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Komunës së Graçanicës. Ai vuri në pah disa nga prioritetet e kësaj komune duke shtuar se disa lokalitete të dedikuara për zona të lira ekonomike janë ende pa rrjet të ujit dhe kanalizimit, por që shpreson se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe komuniteti i donatorëve do të ndihmojnë në adresimin e këtyre sfidave infrastrukturore të cilat do ta bënin Graçanicën më joshëse për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.