Ministrja Hykmete Bajrami priti përfaqësuesin e kompanive gjermane të interesuara për investime në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti në takim, z. Siegfried Schumacher, përfaqësues i kompanive gjermane ORS GmbH dhe Kappa, të cilët janë në proces të përgatitjeve për të investuar në Kosovë, në sektorin e industrisë ushqimore dhe bujqësisë.

Ministrja Bajrami, e informoi z. Schumacher me mundësitë e shumta që ofron vendi ynë për të zhvilluar afarizëm dhe i shpjegoi, ndër të tjera, edhe për reformat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në drejtim të lehtësimit të punës së bizneseve si dhe nxitjes së veprimtarisë prodhuese në vendin tonë.

Përfaqësuesi i kompanive nga Gjermania, e falënderoi ministren Bajrami për informacionet e shumta, qasjen pozitive ndaj bizneseve dhe mbështetjen qeveritare për investitorët e huaj, duke u shprehur optimist se investimet e tyre në Kosovë do të realizohen së shpejti dhe do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors