Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës me të cilët bisedoi rreth angazhimeve të Këshillit dhe përkrahjes nga institucionet e Republikës së Kosovës. “Numri i madh i të rinjve në popullatën e përgjithshme të Kosovës është një resurs tepër i rëndësishëm, prandaj e vlerësoj punën që ky Këshill bën”, tha ministrja duke theksuar përkushtimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në fushën e ekonomisë.
Ajo i informoi të rinjtë me veprimet e MTI-së për të përmirësuar ndjeshëm pozitën e rinisë në shoqërinë kosovare.
Agjencia për Përkrahjen e Investimeve dhe të Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me ndërmarrjet që rekrutojnë punonjës përmes Programit për Intership po punojmë në drejtim të punësimit të të rinjve që e mbarojnë praktikën në këtë agjenci në përputhje me nevojat e ndërmarrjeve. “Fondi për Garanci Kreditore krijon mundësi për pjesëmarrjen më të madhe të të rinjve në procesin e ‘start-up’-eve për biznese, sepse do të garantojë një pjesë të kolateralit”, dhe gjithashtu do të përkrahim të gjitha projektet të cilat merren me zhvillimin ekonomik e që afirmojnë rolin dhe pozitën e rinisë.
Ministrja më tej kërkoi që rinia kosovare duhet të jetë, kritike dhe profesionale në kërkesat e saj, në mënyrë që ata të punojnë në bazë të kërkesave reale të rinisë.
Kryetarja e këtij Këshilli, Vesa Ibrahimi, e informoi ministren Bajrami lidhur me veprimtarinë e këshillit qendror, të këshillave komunalë si dhe për Zyrën Rajonale për Rini e cila është në themelim e sipër.