Ministrja Bajrami hapi panairin “Gratë në biznes 2015”

Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, hapi panairin treditor “Gratë në Biznes 2015”, të cilin e organizon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me OJQ-në “Gratë në Biznes”, që është përkrahura edhe nga OJQ-të “SHE ERA” dhe “Dera e Hapur”.

Ministrja Bajrami, fillimisht pohoi: “Ju jeni heroinat e komuniteti të biznesit, duke marrë parasysh të gjitha sakrificat, përgjegjësitë për të bërë biznes si dhe për aktivitetet tjera që i keni për të bërë në familjet tuaja”, u shpreh ajo.
Më tej, ministrja tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka disa programe konkrete për favorizimin dhe fuqizimin e gruas ndërmarrëse në biznes, duke mundësuar perspektivë në përgjithësi për shoqërinë.

Ajo theksoi se tashmë pritet që shumë shpejt të ratifikohet në Kuvend Ligji për fondin për garanci kreditore, i cili në masë të madhe do të adresojë njërën nga barrierat kryesore të grave në biznes, që është qasja në financa. “Ky fond do të ketë një kapital fillestar prej 18 milionëve që do të mbulojë 50 për qind të ekspozimit të rrezikut, ku shpresojmë se bankat komerciale do të reflektojnë, jo vetëm duke sjellë kritere për dhënien e kredive, sidomos grave në biznes, por duke liruar edhe normat e interesit”, theksoi ministrja Bajrami.

Ajo më tej shtoi se Aktit Evropian për Biznes të Vogël është njëri nga qëllimet tona për ta implemetuar këtë, ndërkaq ne duhet raportuar në BE për implementimin e tij. “Pikërisht për implementimin e këtij akti, i cili na obligon që ta krijojmë një strategji gjithëpërfshirëse për rolin dhe për fuqizimin e gruas ndërmarrëse për programe të veçanta për trajnime”, potencoi ministrja.
Ministrja, po ashtu bëri të ditur se mu për këtë, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kemi formuar një nëngrup të veçantë të punës, që do të merret vetëm me implementimin e plotë të Aktit Evropian për Biznes të Vogël.

“Gjithashtu, ne po mundohemi të krijojmë masa favorizuese, aty ku është e ligjshme dhe aty ku është e mundshme t’i favorizojmë gratë në biznes, gjithmonë duke marrë parasysh kufizimiet dhe barrierat që kanë dhe që mund të paraqiten te ne si shoqëri”, pohoi Bajrami.

Ajo bëri një njoftim edhe për procedurat e Skemës së Këshillimit, ku në fillim u japim të gjitha aplikaneteve – gra ndërmarrëse 10 pikë më shumë, si dhe të gjitha kërkesat e biznesit që paraqiten te ne dhe që kanë synim punësimin e grave që marrin 10 pikë më shumë.

Ministrja paraqiti edhe numrin e grave ndërmarrëse, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Parkun e Biznesit në Drenas. “Në këtë park kemi rreth 9 për qind të grave ndërmarrëse.

Po ashtu, ministrja Bajrami potencoi se panairi “Gratë në Biznes 2015“ ofron mundësi të mirë të promovimit të produkteve, realizim të shitjes dhe sensibilizimit të autorëve kryesorë për një bashkëpunim edhe më të mirë mes institucioneve qeveritare dhe bizneseve të grave ndërmarrëse.

Ajo, në fund të fjalimit, i uroi gratë ndërmarrëse: “Uroj të arrini suksese dhe i ftoj konsumatorët, që panairi të vizitohet nga sa më shumë vizitorë dhe se ky panair të jetë një mundësi e mirë për shitje, promovim të produkteve vendore, si dhe mundësi e njohjes me cilësinë e këtyre produkteve”, shprehu urimin e saj ministrja Bajrami për gratë që merren me biznes.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors