Ministrja Bajrami informon bizneset gjakovare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me Komunën e Gjakovës, organizuan konferencë për të informuar bizneset e këtij rajoni.

Këto konferenca, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke i organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit”, ku bizneset po informohen për shërbimet që ofrojnë institucionet e Kosovës, që do të ndikojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë si dhe në krijimin e mundësive lehtësuese për investime.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në fjalimin e saj i njoftoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që po e bën ajo, së bashku me institucionet relevante në krijimin e kushteve më të mira të të bërit biznes, që do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Ajo i përmendi edhe të arriturat e kësaj qeverie gjatë kësaj periudhe qeverisjeje, duke theksuar një varg masash që janë ndërmarrë për të institucionalizuar dialogun publiko-privat si dhe reformat ekonomike që janë duke u ndërmarrë në vazhdimësi.

Ministrja Bajrami, tha se Fondi për Garantimin e Kredive do t’iu krijojë mundësi bizneseve të kenë qasje më të lehtë në financa, që do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës së kredive, duke garantuar 50 për qind të ekspozimit të rrezikut”, tha ajo.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit janë krijuar mundësi të reja për depërtimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare, si dhe do të mundësohen investime në projekte të reja”, theksoi ministrja Bajrami, duke shtuar se do të punohet në plotësimin e standardeve për kualitet të cilësisë të produkteve kosovare, që do t’u mundësojë bizneseve qasje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministrja Bajrami, gjithashtu i informoi bizneset gjakovare dhe se së shpejti do të  krijohen mundësitë e lirimit të tatimit në fitim për periudhat të caktuara përmes pauzave tatimore.

Njëkohesisht, ajo i njoftoi edhe rreth pakos së re fiskale, përmes së cilës është hequr TVSH-ja dhe doganat për makinerinë e lëndës së parë, që do të ndikojë në krijimin e lehtësirave për zhvillim të ndërmarrësisë në Kosovë.

Ministrja sqaroi para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se po punohet në projektin e unifikimit të numrave të ndryshëm të biznesit, në një numër të vetëm, që do të aplikohet në të gjitha procedurat e aktivitetit biznesor.

Ajo ritheksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë çdoherë derë e hapur e adresimit të barrierave të bizneseve, dhe njëkohësisht falenderoi donatorët që në vazhdimësi mbështesin projektet e ministrisë, ndërkaq ftoi bizneset të jenë pjesë e të gjitha aktiviteteve.

Në fund të konferencës, ndërmarrja më e suksesshme në rajonin e Gjakovës, u shpall ndërmarrja prodhuese shërbyese “Conin”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors