Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpresin publikimin e të gjeturave të Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2016

Renditja e përgjithshme e Kosovës në vendin e 66-të nga gjithsej 189 shtete të përfshira në raport, pasqyron përmirësimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të mjedisit afarist dhe është një tregues i përkushtimit të Kosovës për reforma në fushën e politikave ekonomike.

Duke marrë parasysh ndërlidhjen e ngushtë mes rezultateve në Raportin e të Bërit Biznes me prosperitetin e përgjithshëm ekonomik, luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë reformave që ndërlidhen me këtë raport.

Vlen të theksohet se Raporti për të Bërit Biznes për vitin 2016 është përgatitur duke inkorporuar një sërë ndryshimesh metodologjike, të cilat kanë ndryshuar në mënyrë retroaktive rangimin e shteteve të ndryshme në këtë raport.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës janë të vetëdijshme se përmirësimet e mëtutjeshme do të bëhen gjithnjë e më sfiduese pasi që konsiderojmë se tashmë jemi në një fazë kur përmirësimi i mjedisit afarist dhe rrjedhimisht edhe përmirësimi i rangimit në Raportin e të Bërit Biznes duhet të bëhet përmes promovimit dhe zbatimit rigoroz të ndryshimeve strukturore dhe ndryshimeve në punën e përditshme të institucioneve qeveritare në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e reformave të bëra në të kaluarën dhe suksesi i reformave që do të bëhen në të ardhmen.

Vëmendje e veçantë gjatë periudhës në vazhdim gjithashtu do t’i kushtohet koordinimit të reformave midis institucioneve të ndryshme qeveritare në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, përmes mekanizmave ekzistues sikurse Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik por edhe duke rritur gjithnjë e më shumë pjesëmarrjen e sektorit privat në procesin e zhvillimit të politikave ekonomike që zhvillohet nga institucionet qeveritare.

Koordinimi i reformave, aktiviteteve dhe iniciativave konsiderojmë se është një ndër faktorët kyç për të siguruar që të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e institucioneve të ndryshme qeveritare janë në funksion të zbatimit të agjendës së përgjithshme të zhvillimit ekonomik të Qeverisë që ka qenë dhe vazhdon të jetë zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm ekonomik përmes zhvillimit të sektorit privat.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në anketat e të Bërit Biznes nga Banka Botërore që janë burim i rëndësishëm i informacionit gjatë përgatitjes së Raportit për të Bërit Biznes, në mënyrë që të rritet sasia dhe cilësia e informatave në dispozicion të Bankës Botërore gjatë përgatitjes së Raportit për të Bërit Biznes në vitet e ardhshme.

Për informata të detajuara, gjeni të bashkangjitur një prezantim tabelar të rangimit të Kosovës dhe të vendeve të rajonit në bazë të indikatorëve kryesor.

Shtojcë: Rangimi i Kosovës dhe vendeve të rajonit sipas indikatorëve kryesor

 

 

Të Bërit Biznes 2016

Kosova

Shqipëria

Bosna

Maqedonia

Mali i Zi

Serbia

Fillimi i biznesit

47

58

175

2

59

65

Pajisja me lejet ndërtimore

136

189

171

10

91

139

Lidhja me energjinë elektrike

124

162

119

45

163

63

Regjistrimi i pronës

32

107

97

50

79

73

Marrja e kredive

28

42

42

42

7

59

Mbrojtja e investitorëve minoritarë

57

8

66

14

36

81

Të paguarit e taksave

67

142

154

7

64

143

Tregtia përtej kufijve

71

37

28

26

42

23

Ekzekutimi i kontratave

48

96

66

26

43

73

Zgjidhja e falimentimeve

163

42

38

37

36

50

Vlerësimi i përgjithshëm

66

97

79

12

46

59

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors