Ministrja Bajrami mori pjesë në Ceremoninë e shpërndarjes se certifikatave GlobalGAP Farm Assurer, organizuar nga USAID Agro

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, fillimisht falenderoi USAID Agro dhe Recura-në si bashkorganizator të trajnimit dhe shprehu kënaqësinë që është pjesë e ceremonisë që promovon përmbylljen e një ngjarje të suksesshme që rezulton me certifikimin e 10 ekspertëve të bujqësisë të cilët kanë kaluar me sukses programin trajnues në kuadër të projektit të USAID-it “AGRO”. Ky është një hap i rëndësishëm drejt implementimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë së ushqimit për prodhuesit vendor – tha ministrja.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të ndihmojë biznesin vendor në mënyrë që të arrijë një shkallë sa më të lartë të implementimit të standardeve ndërkombëtare. Unë besoj se ju do të jeni rekrutët e parë të një armate të madhe të gardianëve të cilësisë së prodhimeve kosovare. Kjo besojmë që do të ketë një efekt të drejtpërdrejt në zëvendësimin e produkteve të importuara (që aktualisht janë të shumta) dhe do t’i bëj produktet kosovare më konkurrente në tregjet rajonale e evropiane u shpreh ministrja Bajrami.

Ajo informoi të pranishmit se gjatë këtyre nëntë muaj e gjysmë të këtij viti Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ministritë e linjës kanë implementuar programe dhe projekte konkrete me përkrahjen e donatorëve e që burojnë nga programi qeveritar 2015-2018. Po ashtu, me përkrahjen e donatorëve po planifikohet që të filloj një program gjithëpërfshirës i ceritifikimit të produkteve, shërbimeve dhe proceseve biznesore të ndërmarrjeve kosovare. MTI-ja duhet të kujdeset që të ofroj kushte për rritje të kapaciteteve përpunuese dhe aftësisë konkurruese të NMV-ve krejt kjo që t’i shmangemi furnizimit të tepruar të tregut, zëvendësimit të importit dhe rritjes se eksportit

Ministrja vuri në pah se qasja në financa ka qenë një prej problemeve më të mëdha të sektorit privat, prandaj në bashkëpunim me donatorët është në përfundim të procesit Fondi për Garantimin e Kredive, i cila do t’u mundësoj NVM-ve qasje më të lehtë për huamarrje duke ua mbuluar deri në 50% të rrezikut të kreditimit. Presim që Ligji përkatës të miratohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës dhe skema të operacionalizohet në fillim të vitit 2016 – tha ministrja.

Në fund të fjalë së saj, ministrja Bajrami në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shprehu zotimin e saj se institucionet e Kosovës do të bëjnë maksimumin për mbështetjen e bizneseve vendore në implementimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të cilësisë dhe rritjen e aftësisë konkurruese të produkteve vendore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors