Ministrja Bajrami priti në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u takua sot me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pirën.

Ministrja Bajrami bashkëbisedoi me mysafirët për mundësitë e bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe atij qendror, për të përmirësuar klimën e biznesit në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të zhvillimit të sektorit privat dhe krijimit të kushteve më të mira për investime.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors