– Rritje e konsiderueshme e Investimeve të Huaja Direkte
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Investimet e Huaja Direkte (IHD), gjatë 5-muajve të parë të këtij viti kanë qenë rreth 160 mil €, që paraqet një rritje të konsiderueshme, krahasuar me periudhën e njëjtë të 3 vjetëve të fundit (2012-2014).
Këto janë të dhënat për IHD, sipas BQK-së:
|
FDI/TM |
2012 |
2013 |
2014 |
2015 |
|
TM1 |
56.7 |
60.3 |
42.7 |
82.7 |
|
TM2 |
29.9 |
88.7 |
-3.6 |
*75.1 |
|
Totali |
86.6 |
149.0 |
39.1 |
157.7 |
|
* të dhënat për TM2 për vitin 2015 janë vetëm dy muaj: prill & maj. |
||||
– Ka pasur rritje të numrit të kompanive të huaja të regjistruara në Kosovë
Nga 1 janari – 30 qershor 2015 janë regjistruar gjithsej 211 kompani me pronarë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin regjistruar vetëm 80 sosh.
– Është nënshkruar Kontrata për Brezovicën
Në prill të këtij viti Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratën për Brezovicën, me konsorciumin francez MDP Consulting – Compagnie des Alpes.
Kontrata parasheh një investim prej 410 mil. euro dhe punësim të rreth 3.000 punëtorëve.
– Është ri-aktivizuar Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës
Janë mbajtur dy takime të Këshillit dhe janë formuar katër grupe punuese
– Është përmirësuar infrastruktura ligjore:
Janë aprovuar në Kuvend:
Ligji për Markat Tregtare dhe
Ligji për Patentat
Janë aprovuar në Qeveri:
Projektligji për Treguesit Gjeografikë dhe Emërtimet e Origjinës
Projektligji për Themelimin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive
Është dërguar në Qeveri
Projektligji për Dizajn Industrial
Është në përgatitje:
Projektligji për Investime Strategjike
Një numër ligjesh tjera janë në plotësim-ndryshim
Janë aprovuar:
Udhëzimi Administrativ nr.03/2015 (që bën përcaktimin e taksave për shërbimet e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve. Me këtë udhëzim është bërë zvogëlimi dhe eliminimi i shumicës së taksave dhe pagesave për shërbimet e ofruara nga ky institucion shtetëror;
Udhëzimi Administrativ nr.01/2015 (për formën dhe përmbajtjen e regjistrit të investimeve të huaja).
– Janë përkrahur Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)
Është bërë ndarje e grandeve financiare nga fondi i përbashkët me BE-në, në vlerë totale prej 4 mil. €.
20 ndërmarrje mikro kanë përfituar ndihmë financiare deri në 25.000 €; dhe 16 ndërmarrje të vogla dhe të mesme kanë përfituar shuma deri 200.000 €.
Është rritur intensiteti i ofrimit të shërbimeve të këshillimit të NVM-ve përmes “Skemës Voucher”
57 ndërmarrje kanë përfituar nga këto shërbime
Është investuar në infrastrukturën fizike:
Është përfunduar Parku i Biznesit në Drenas (janë vendosur 41 biznese që punësojnë rreth 400 punëtorë; po përgatitet zgjerimi i këtij parku industrial edhe me hapësira të reja);
Zhvillimi i Zonave ekonomike: MTI po investon bashkërisht me komunat në Zonat ekonomike në Mitrovicë dhe të Shtime.
Janë ndihmuar rreth 110 kompani të ndryshme kosovare në promovimin e produkteve të tyre në disa B2B evenimente (panaire dhe konferenca) të rëndësishme botërore.
Programi Internship Biznesi 2015: MTI ka përzgjedhur 150 studentë që do të fillojnë punën e tyre në ndërmarrjet e ndryshme kosovare.
– Janë miratuar 724 standarde evropiane EN si standarde kosovare SK nga Agjencia Kosovare e Standardizimit në MTI
– Janë regjistruar 1449 Marka Tregtare dhe janë lëshuar 1174 certifikata për marka tregtare
Numri i lëndëve të procesuara është rritur për tre herë në krahasim me vitin e kaluar (në 6 mujorin të parë të vitit 2014, gjithsej kemi 550 marka tregtare të regjistruara).
– Është intensifikuar kontrolli në tregun e naftës
Është bërë regjistrimi me GPS i të gjitha pikave të karburantit në territorin e vendit, ku me 31 dhjetor 2014, rreth 44% e pikave të karburanteve nuk kanë pasur licenca të vlefshme.
Në 6 mujorin e parë të vitit 2015, MTI ka lëshuar 475 licenca, 100 më shumë së sa kanë ekzistuar në fund të vitit 2014.
Agjencia e Metrologjisë, gjatë kësaj periudhe, ka realizuar 329 verifikime/kalibrime të pajisjeve të rrjedhjes së derivateve, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë bërë vetëm 221 sosh.
Inspektorati i Tregut i MTI-së ka mbyllur pikat e karburanteve që nuk posedojnë licencë valide.
Është thelluar bashkëpunimi ndërkombëtar me mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë:
Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA) – MTI po bën përgatitjet e nevojshme për implementimin e saj, pritet nënshkrimi dhe ratifikimi këtë vit dhe fillimi i implementimit në janar të vitit 2016.
CEFTA – përfaqësuesit e MTI-së janë pjesëmarrës aktivë të takimeve të CEFTA-s, tani jemi në proces të negocimit të shërbimeve.
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) – po bashkëpunohet ngushtë me këtë organizatë dhe po punohet në implementimin e Strategjisë 2020.
MTI po bën përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Po bëhen edhe përgatitjet për anëtarësim në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit, akreditimit, metrologjisë, pronësisë industriale, turizmit, etj.
– Menaxhim i kujdesshëm i parasë publike dhe reduktim i shpenzimeve në mallra dhe shërbime
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjatë periudhës gjashtë mujore 2015, ka vendosur disiplinë financiare, duke reduktuar shpenzimet, si rezultat i kësaj kemi 30% më pak shpenzime në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve në krahasim me vitin 2014.