Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti në takim menaxheren e projektit të SDC- Promovimi i punësimit në sektorin privat

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, takoi menaxheren e Projektit SDC – Promovimi i punësimit në sektorin privat, znj. Sigrid Meije, zbatimin e të cilit e bën konsorciumi në përbërje: “Swisscontact”, “Instituti Riinvest” dhe “PEM Consult”, që është përzgjedhur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

Projekti synon rritjen e produktivitetit, gjenerimin e të hyrave shtesë dhe punësim nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në sektorët e përzgjedhur, duke u mundësuar kështu ofruesve të shërbimeve që të përmirësojnë shërbimet e tyre kurse prodhuesve që ta përmirësojnë cilësinë e produkteve vendore.

Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për ndihmën që mund të japë ky projekt në anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, Organizatën Botërore të Turizmit si dhe institucione tjera ndërkombëtare, mundësi të shumta për bashkëpunim, me qëllim të promovimit të produkteve vendore, gjithmonë për të rritur konceptin zinxhiror të vlerës apo kualitetit të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompanitë vendore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors