Mbahet takimi i katërt i Grupit Negociator për Tregtinë në Shërbime, të CEFTA-s

Takimi i katërt i Grupit Negociator për Tregtinë në Shërbime në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA), është organizuar nga Ministria e Ekonomisë, në periudhën 29 qershor deri më 2 korrik 2015, në Kishinau të Moldavisë. Në takim kanë marrë pjesë zyrtarë nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia, dhe përfaqësues të Sekretariatit të CEFTA-s.

Sipas agjendës, takimi i zëvendësministrave të Tregtisë së vendeve të CEFTA-s do të mbahet më 2 korrik, dhe do të paraprihet nga disa ngjarje të komiteteve dhe nën-komiteteve.

Dy ditët e para janë zhvilluar negociatat për liberalizimin e tregtisë në Shërbime, ku u diskutuan ofertat për: turizmin, udhëtimin dhe shërbimet e ndërlidhura, shërbimet mjedisore, shërbimet rekreative, si dhe kulturën dhe sportin. Oferta do të rishikohet për të identifikuar çështjet për seancën e ardhshme të negociatave.

Më 1 korrik u mbajt Komiteti i CEFTA-së për Lehtësimin e Tregtisë dhe takimi i parë i CEFTA-së për Nënkomitetin për Tregtinë në Shërbime. Përfaqësuesit e Sekretariatit të CEFTA-s paraqitën shembuj në themelimin e komiteteve kombëtare për lehtësimin e tregtisë në CEFTA, agjendën e lehtësimit të tregtisë, etj. Po ashtu, u paraqit edhe raporti i grupit negociator për tregtinë në shërbime, propozime për zgjerimin e Protokollit mbi Tregtinë në Shërbime, tendencat në sektorin në nivel rajonal.

Në ditën e fundit u përfshinë diskutimet mbi përgatitjen e takimit të ministrave të Tregtisë në vjeshtë, ku do të diskutohen një numër i temave të veçanta të marrëdhënieve tregtare.
Përfaqësuesit e Malit të Zi do të paraqesin prioritetet e Presidencës brenda CEFTA-s për vitin 2016. Megjithatë, palët do të diskutojnë konceptin e ngjarjes "Java e CEFTA-s", e cila do të përfshijë një forum të bizneseve.

Komiteti i CEFTA-së përfundoi diskutimet më 2 korrik, me takimin e zëvendësministrave të Tregtisë të vendeve anëtare të marrëveshjes.
Takimi i Komitetit të CEFTA-së u organizua nga Moldavia, e cila mban presidencën e vitit 2015, në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors